Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka përsëritur mbështetjen e shtetit shqiptar për pavarësinë e Kosovës. Zonja Topalli ka arritur pasditën e sotme për një vizitë dyditëshe në Kosovë. Fillimisht ajo ka takuar homologun e saj kosovar Kolë Berisha, pas të cilit takim ka deklaruar se është optimiste se rezoluta për Kosovën do të miratohet në Kombet e Bashkuara. Ajo e ka mbështetur këtë qëndrim, në siç ka thënë përshtypjet që kishte fituar gjatë vizitave të saj në vende të ndryshme të botës. Zonja Topalli, nesër do të takojë të gjithë anëtarët e Ekipit të Unitetit si dhe përfaqësues ndërkombëtarë dhe të partive politike.
XS
SM
MD
LG