Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice mbrëmë vonë arriti në Berlin, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G8-tës në Potsdam, ku ajo shpreson që të marrë mbështetje për rezolutat e Kombeve të Bashkuara për programin bërthamor të Iranit, për Kosovën dhe për Darfurin. Gjatë udhëtimit me aeroplan, zonja Rice u tha gazetarëve se planifikon të diskutoj me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov për kundërshtimin e Moskës ndaj propozimit të Martti Ahtisaarit që Kosovës ti jepet pavarësi e mbikëqyrur. Siç raporton AFP, ajo pranoi se ende "duhet shumë punë" për tu bërë lidhur me mbrojtjen e të drejtave të pakicave, për refugjatët dhe menagjimin e tranzicionit të Kosovës kah pavarësia. "Por, pika bazike që duhet theksuar është se është koha për ta pranuar faktin se Ahtisaari ka arritur maksimumin e asaj që ka mundur të bëhet dhe mendoj se këtë do ta bënte cilido negociator, që do të merrej me çështjen e statusit dhe ne duhet të veprojmë në këtë", tha zonja Rice.
XS
SM
MD
LG