Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush dëshiron që Shtetet e Bashkuara dhe 14 vende të tjera të mëdha të bien dakord për qëllimet afatgjata lidhur me zvogëlimin e dioksidit të karbonit, i cili fajësohet për ngrohjen globale.
"Për të ndihmuar në formësimin e këtyre qëllimeve Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin një sërë takimesh me vendet që janë prodhueset kryesore të dioksidit të karbonit, përfshi këtu dhe ekonomitë që po rriten me të shpejtë si India dhe Kina", tha Bush.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara synojnë të ulin me 20% përdorimin e derivateve të naftës në 10 vitet e ardhshme.
Qëndrimet e presidentit Bush mbi mjedisin vijnë në prag të takimit të G8 , në të cilin ngrohja globale do jetë një nga temat qëndrore.
XS
SM
MD
LG