Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara besojnë që rezoluta që pasqyron planin e Martti Ahtisaarit dhe mundëson pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën, ka rëndësi thelbësore për stabilitetin e rajonit dhe integrimet evroatlantike të Serbisë dhe Kosovës, njoftoi Departamenti i Shtetit.
Zv. zëdhënësi Tom Casey tha se projekt rezoluta e re "pasqyron konsenzusin, dhe është koha që të fillojë debati mbi rezolutën, në mënyrë që çështja e Kosovës të zgjidhet sipas parimeve të planit të Ahtisaarit".
"Mendojmë se ka ardhur koha që kjo të marrë fund", tha Casey.
XS
SM
MD
LG