Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha sot po qëndron në Maqedoni, ku me zyrtarët e atjeshëm po diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rreth përcaktimit të statusit të Kosovës dhe për vizitën e presidentit George Bush në Tiranë.
Pas takimit me homologun e tij Antonio Milloshoski, dy ministrat thanë se nga vizita e presidentit Bush në Tiranë presin konfirmimin e mbështetjes amerikane për anëtarësim në NATO.
Basha dhe Milloshoski ripërsëritën edhe mbështetjen e dy vendeve për planin e Martti Ahtisaari, dhe kanë kërkuar miratimin e shpejtë të rezolutës së re në KS për Kosovën. Basha tha se "Shqipëria e mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës, të bazuar në planin e Ahtisaarit".
Ndërkaq Milloshoski tha se "statusi për Kosovën është zgjidhje më e mirë se sa status quoja e tashme".
XS
SM
MD
LG