Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka dërguar mesazhe Rusisë që t'i zbutë shqetësimet e saj rreth programit amerikan për mbrojtje raketore, i cili i ka rritur frikën nga një garë e re armatimi, e ngjashme me atë të Luftës së Ftohtë.
"Lufta e Ftohtë ka përfunduar. Ne jemi në shekullin XXI, ku duhet të përballemi me kërcënimet e vërteta, ato të radikalëve ekstremistë dhe kërcënimet e proliferimit", tha Bush në një intervistë për disa gazeta evropiane.
Ai ka adresuar edhe konfliktin diplomatik ndërmjet Rusisë dhe Estonisë, që është një aleate e Shteteve të Bashkuara, dhe gjithashtu e ka ngritur, siç ka thënë presidenti Bush, "çështjen e vështirë" të Kosovës.
Ndërkaq në një intervistë për televizionin Vision Plus të Shqipërisë, Bush tha se ia ka thënë presidentit Putin se "plani i Ahtisaarit është rruga e drejtë për të ecur përpara".
Bush i bëri këto komente në prag të samitit të grupit G8, që prej 6-8 qershorit mbahet në Gjermani, dhe ku pritet të takohet me presidentin Rus Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG