Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Rusia angazhohet për vazhdimin e negociatave mbi statusin e Kosovës, tha ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov. Sipas tij, zbatimi i rezolutës 1244, duhet të zgjidhet nga Prishtina dhe Beogradi.
"Çështja se si do të zbatohet rezoluta 1244 në Kosovë do të duhej të zgjidhet nga të dyja palët, nga Beogradi dhe Prishtina. Ne qëndrojmë fuqishëm për vazhdimin e negociatave", tha Lavrov.
Sot zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse, Mihail Kamynin tha se versioni i ri i projekt rezolutës për Kosovën është i pakënaqshëm.
"Ne jemi për vazhdimin e bisedimeve që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për të dyja palët, Serbinë dhe Kosovën" tha Kamynin. Komentet e tij pasuan paraqitjen e djeshme të versionit të ri të projekt rezolutës mbi Kosovën, e cila sot në nivel ekspertësh do ta diskutohet në Këshillin e Sigurimit.
XS
SM
MD
LG