Ndërlidhjet

BERLIN


Rezoluta për Kosovën e bazuar në planin e Martti Ahtisaarit duhet të zbatohet, tha kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit me presidentin e Serbisë Boris Tadiq.
"Kuptohet që ne diskutuam edhe për Kosovën. Nuk është një temë e lehtë, por unë edhe një herë e bëra të qartë në emër të Bashkimit Evropian se ne besojmë që duhet të zbatohet rezoluta e bazuar në planin e Ahtisaarit", tha Merkel.
Presidenti Boris Tadiq tha se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd. Tadiq tha se procesi politik për statusin e Kosovës duhet të shpiejë drejt një marrëveshjeje historike dhe pajtimi ndërmjet popujve të Ballkanit.
XS
SM
MD
LG