Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha qëndroi në Maqedoni, ku me zyrtarët e atjeshëm diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rreth përcaktimit të statusit të Kosovës dhe për vizitën e presidentit George Bush në Tiranë.
Pas takimit me homologun e tij Antonio Milloshoski, dy ministrat thanë se nga vizita e presidentit Bush në Tiranë presin konfirmimin e mbështetjes amerikane për anëtarësim në NATO.
Ata ripërsëritën mbështetjen e dy vendeve për planin e Martti Ahtisaarit, dhe kërkuan miratimin e shpejtë të rezolutës së re në KS për Kosovën. Basha tha se "Shqipëria e mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës, të bazuar në planin e Ahtisaarit", ndërsa Milloshoski tha se "statusi për Kosovën është zgjidhje më e mirë se sa status quoja e tashme".
Gjatë vizitës një ditëshe në Maqedoni, Basha u takua edhe me kryetarin e PDSH-së, Arbër Xhaferi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
XS
SM
MD
LG