Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI GAZËS


Një video ku shfaqet gazetari i rrëmbyer i BBC-së Alan Johnston u publikua në një faqe interneti. Në video, Johnston tha se trajtohet mirë nga rrëmbyesit.
Ai gjithashtu i kritikoi qeveritë britanike dhe amerikane për ndërhyrjen e tyre ushtarake në Irak dhe në Afganistan.
"Para së gjithash rrëmbyesit më kanë trajtuar shumë mirë. Më kanë ushqyer dhe nuk kanë ushtruar dhunë ndaj meje. Në përgjithësi gëzoj shëndet të mirë" tha Johnston.
Videoja u postua në internet nga grupi i quajtur Armata e Islamit.
Kryeministri Tony Blair tha se Britania po bën çmos për të siguruar lirinë e Johnston.
XS
SM
MD
LG