Ndërlidhjet

PRISHTINË


SHPK-ja është bërë mekanizëm i ndërtuar mbi bazën e shtetit ligjor, është thënë sot me rastin e diplomimit të gjeneratës së 35-të të këtij Shërbimi.
“Është me fat kjo gjeneratë po diplomon në vigjilje të pavarësisë dhe po ashtu do të jetë me fat të vecante sepse kanë para një brez të tërë të trajnuesve dhe pjesëtarëve të SHPK-së të cilëve do t’u bashkangjiten”, ka thënë me këtë rast presidenti Fatmir Sejdiu.
Ndërsa zëvendësadministratori i UNMIK-ut Steven Schook tha se kjo gjeneratë e policëve, sikur edhe të tjerët do të shpërndahen në tërë Kosovën dhe si ambasadorët më të mirë do t’i shërbejnë vendit dhe qytetareve të saj.
Me diplomimin e sotëm të 83 policëve, numri i deritashëm i SHPK-së arrin në 7257 police.
XS
SM
MD
LG