Ndërlidhjet

SINGAPOR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në Afganistan, Azinë Qëndrore dhe Iran. Gates shprehu shqetësimin rreth planeve ushtarake kineze.
Këto komente kreu i Pentagonit i bëri në një forum sigurie që u zhvillua në Singapor.
"Do kërkoja nga të tjerët të bënin hapa përpara në ndihmë të Afganistanit, vecanërisht në fushën e qeverisjes, rindërtimit dhe luftës kundër narkotikëve. Është e qartë se Afganistani dhe vendet e reja të pavarura në Azinë Qëndrore fqinje me të përballen me pengesa në rrugën e tyre për ta bërë tranzicionin si duhet në fushën ekonomike, të përparimit dhe sovranitetit", tha Gates.
XS
SM
MD
LG