Ndërlidhjet

HELSINKI


Serbia nuk do ta japë Kosovën në shkëmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha presidenti serb Boris Tadic gjatë vizitës së tij zyrtare në Finlandë.
"Ne nuk heqim dorë as nga Kosova, as nga Bashkimi Evropian", tha Tadic, duke shtuar se vendi i tij do punojë shumë për të përmbushur standardet për anëtarësim në Union.
Tadic theksoi se Bashkimi Evropian është qëllim strategjik i Serbisë, dhe se do bëjnë gjithcka varet prej tyre për finalizmin e bashkëpunimit me Gjykatën e Hagës.
XS
SM
MD
LG