Ndërlidhjet

logo-print

ROSTOK


Një grup demonstruesish u përplas me policinë në qytetin gjerman të Rostokut. Së paku 150 policë u lënduan, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Incidentet e dhunshme erdhën pas protestës paqësore të mijëra njerëzve, të cilët protestuan në shenjë kundërshtimi me takimin e G8, 7 vendet më të industrializuara të botës plus Rusinë.
Organizatorët thanë se 50 mijë njerëz morrën pjesë në protesta, derisa sipas policisë ky numër nuk i kalonte të 20 mijët.
Takimi i G8 fillon të mërkurën më 6 qershor.
XS
SM
MD
LG