Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka vlerësuar për numrin e nesërm të javores gjermane "Der Spiegel", se pavarësia e Kosovës do të ishte e dëmshme dhe e rrezikshme, dhe njëherit ka bërë thirrje që edhe më tej të kërkohet gjetja e një kompromisi.
I pyetur nëse vendet me të drejtën e vetos në KS të KB, janë në gjendje të gjejnë zgjidhje kompromisi për Kosovën, Putin ka thënë se vetë ai "do ta kishte propozuar kompromisin shumë më herët, po të kishte ditur për një zgjidhje të atillë".
"Nuk e dij. Por duhet patur durim në kërkimin e një zgjidhjeje të tillë", ka thënë presidenti rus. Duke iu referuar Abkhazisë, Osetisë Jugore dhe Transnistrisë, Putin ka thënë se Kosova nuk është rast unik.
"Nuk mundemi në rastin e Kosovës të lejojmë pavarësinë, ndërsa të tjerët t'i privojmë nga e drejta për vetëvendosje. Kosova e pavarur do të ishte mbështetje për separatizmin në Evropë", ka thënë Putin, duke shtuar se tendenca të tilla do paraqiteshin te Baskët, në Skoci dhe veçanërisht në Ballkan.
XS
SM
MD
LG