Ndërlidhjet

KABUL


Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se rreth 60 luftëtarë talibanë janë mbytur dje kur anija e tyre u fundos ndërsa përpiqeshin të kalojnë lumin Helmand.
Ministria tha se militantët ishin duke ikur nga vala e re e sulmeve të ndërmarra nga forcat afgane, të mbështetura nga NATO-ja dhe trupat amerikane.
Shkaku i fundosjes së anijes nuk dihet.
Ndërkohë, një ushtar i NATO-s dhe përkthyesi i tij u vranë nga një sulm i militantëve në lindje të Afganistanit. Nuk bëhet e ditur kombësia e ushtarit. Gjatë 24 orëve të fundit, burimet e aleancës flasin për 7 ushtarë të plagosur.
XS
SM
MD
LG