Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov sot ka bërë thirrje për vazhdimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara për ndërtimin e një sistemi të përbashkët mbrojtës raketor në kuadër të Këshillit NATO-Rusi.
Lavrov tha se Moska është e gatshme t'i "analizojë gjërat së bashku" në një mënyrë "të ndershme".
Vërejtjet e Lavrov u bënë në kohën kur marrëdhëniet Uashington-Moskë janë tensionuar rreth planeve të Shteteve të Bashkuara që një pjesë të mburojës raketore ta vendosin në Evropën Qendrore.
Rusia e ka kundërshtuar planin, dhe ndërkohë ka testuar një raketë të re, e cila është sajuar për të depërtuar mburojën e tillë raketore.
XS
SM
MD
LG