Ndërlidhjet

PRAGË


Kryeministri i Çekisë tha se bisedimet dypalëshe ndërmjet Pragës dhe Uashingtonit për ndërtimin e bazës së radarit, të cilën amerikanët shpresojnë ta ndërtojnë në Çeki, do të marrin fund nëse Shtetet e Bashkuara nuk e financojnë projektin.
Mirek Topolanek gjithashtu tha se Republika e Çekisë do t'i ndalë bisedimet nëse radari tregohet i dëmshëm për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin, apo nëse baza nuk inkorporohet në arkitekturën mbojtëse të NATO-s në të ardhmen.
Sot, votuesit e tre fshatrave në zonën ku planifikohet të ndërtohet radari, e hodhën poshtë propozimin.
XS
SM
MD
LG