Ndërlidhjet

TEHERAN


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad tha se Izraeli së shpejti do të "kollapsojë". Në një fjalim para disa vizitorëve të huaj në Teheran, Ahmadinejad tha se Izraelit po i kalon koha, dhe se do të detyrohet t'u kthejë pushtetin palestinezëve dhe libanezëve.
"Butoni që numëron shkatërrimin e Izraelit është shtypur nga duart e fëmijëve të Libanit dhe Palestinës. Me vullnetin e Zotit, ne do të jemi dëshmitarë të shkatërrimit të këtij regjimi në një të ardhme të afërt", tha Ahmadinejad.
Presidenti iranian më herët ka bërë thirrje për çrrënjosjen e shtetit izraelit.
XS
SM
MD
LG