Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti amerikan George Bush arrin gjatë ditës në Pragë. Vizita e Bushit synon të bindë Republikën Ceke të pranojë një pjesë të mbrojtjes raketore amerikane në territorin e saj.
Në prag të vizitës së Bushit homologu i tij rus Putin tha se nëse vihen në jetë planet amerikane për mbrojtjen raketore Rusia do t'i drejtojë raketat e saj nga caqe në Evropë.
"Nëse sistemi i ri i mbrojtjes raketore do vendoset në Evropë atëherë na duhet t'ju tërheqim vëmendjen sot se ne do të përgjigjemi. Na duhet të garantojmë sigurinë tonë dhe ne nuk jemi nismëtar të këtij procesi", tha Putin përpara një grupi gazetarësh të mediave të huaja në Moskë.
Uashingtoni e ka bërë të qartë shumë herë se sistemi mbrotjës raketor synon mbrojtjen nga vende si Irani dhe nuk ka të bëjë me Rusinë.
Presidneti Bush gjatë javës do amrrë pjesë në takimin e G8 në Gjermani, derisa të djelën si pjesë e turneut evropian do qëndrojë në Tiranë.
XS
SM
MD
LG