Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti George Bush tha sot se Rusia "nuk është armik" i Shteteve të Bashkuara dhe nuk ka asnjë arsye përse të frikësohet nga sistemi mbrojtës në Evropë.
Bush foli në një konferencë për shtyp pas takimeve në Pragë me presidentin e Republikës së Çekisë Vaclav Klaus dhe kryeministrin Mirek Topolanek, me të cilët diskutoi mbi planet amerikane për instalimin e radarit në Çeki si pjesë e mburojës së propozuar anti-raketore.
"Mezi pres të zhvilloj bisedime me presidentin Putin, jo vetëm në samitin e G8-ës, por kur të vijë edhe në Shtetet e Bashkuara. Mesazhi im do të jetë: Vladimir, nuk ka përse të frikësohesh nga sistemi mbrojtës raketor. Në fakt, përse nuk bashkëpunon me ne për sistemin mbrojtës raketor", tha presidenti Bush.
Presidenti i Çekisë Vaclav Klaus tha se presidenti Bush duhet të bëjë përpjekje maksimale që këtë çështje t'ia shpjegojë Rusisë. (Më shumë në rubrikën Aktuale)
XS
SM
MD
LG