Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori i Belgjikës në Kombet e Bashkura, Johan Verbeke, tha se sa i përket rezolutës së re për Kosovën për momentin po presim për të parë si po ecin zhvillimet në të tjera drejtime. Këto komente Verbeke i bëri në cilësinë e kreut të rradhës së Këshillit të Sigurimit.
"Ne do shohim se si po zhvillohen gjërat në ditët në vijim, kjo edhe në kuadër të takimit të G8-ës në Gjermani. Dhe pas kësaj do të shohim nëse do ta fusim këtë cështje në agjendë dhe nëse kërkohet ndonjë veprim prej nesh në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork", tha Verbeke
Ambasadori belg shtoi se megjithatë koha e pritjes është cështje ditësh dhe jo javësh.
Më tej Verbeke ka sqaruar se "presim sinjale nga kryeqytet apo takimet dypalëshe mes lojatërve kyc në këtë cështje. Pasi të shohim rezultatet e këtyre takimeve do të shohim nëse Këshilli do të marrë apo jo ndonjë veprim këtë muaj", përfundoi ambasadori belg Verbeke.
XS
SM
MD
LG