Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti amerikan George Bush ka bërë thirrje për "lirimin e menjëhershëm dhe të pakushte" të disidentëve nga Bjellorusia në Birmani, Kubë dhe Vietnam. Ai shtoi se disidentët e sotëm janë udhëheqësit e të nesërmes.
Këto komente presidenti amerikan i bëri në një takim me disidentë e aktivistë nga gjithë bota të mbajtur në Pragë.
Ky ishte dhe aktiviteti i fundit i presidentit amerikan në Ceki, derisa Bush tashmë ka mbërritur në Rostok të Gjermanisë, ku nesër fillon takimi i krerëve të shteteve apo qeverive të G8, 7 vendeve më të industrializuara të botës plus Rusinë. ( Më shumë në Aktuale & Të tjera)
XS
SM
MD
LG