Ndërlidhjet

MANCESTER – SHTETET E BASHKUARA


Kandidatët presidencialë të Partisë Republikane amerikane për zgjedhjet e 2008 kanë kritikuar mënyrën e menaxhimit të luftës në Irak nga presidenti Bush.Por kandidatët, që janë nga e njëjta parti me presidentin Bush, kundërshtuan planet për tërheqje.Rudi Xhuliani, ish kryebashkiaku i Nju Jorkut gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe senatori John McCain, që kryesojnë garën brenda republikanëve ndanë të njëjtin mendim se dështimi në Irak dëmton sigurinë kombëtare amerikane."Jam i bindur se nëse ne dështojmë terroristët do të na ndjekin në shtëpi. Iraku do kthehet në një bazë për Al Kaidën dhe ne do përballeshim me sfida dhe sakrifica më të mëdha", tha senatori McCain.
XS
SM
MD
LG