Ndërlidhjet

PARIS


Kryeminsitri francez Francois Fillon tha se Franca nuk ka plane për të tërhequr trupat nga Afganistani.Fillon gjatë takimit me homologun e tij kanadez theksoi se Parisi do t'i mbetet besnik angazhimeve që ka marrë ndaj aleatëve.

KABUL




Një gazetare afgane është qëëluar për vdekje në Afganistan. Zakia Zaki drejtuese e një radioje lokale është vrarë nga persona të panjohur në shtëpinë e saj në provincën Parvan. Është kjo vrasja e dytë brenda një jave e gazetarëve në Afganistan. Në zhvillime tjera dy të dyshuar taliban janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë arrestuar nga trupat e koalicionit në provincën e Uruzganit.
XS
SM
MD
LG