Ndërlidhjet

BERLIN


Liderët e vendeve të G-tetës e fillojnë sot samitin në Hajligendam të Gjermanisë, që përshkohet me tensione lidhur me planet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Çeki dhe në Poloni. Megjithqë presidenti amerikan George Bush tha se Rusia nuk duhet të frikësohet nga ky sistem, presidenti Vlladimir Putin ka kërcënuar se Rusia do ti drejtoj raketat kah Evropa nëse zhvillohet ky sistem. Presidenti Bush është lideri i parë që arriti në pushimoren Hajligendam në Detin Baltik, ku do të arrijnë edhe liderët e Britanisë, të Kanadasë, të Francës, të Gjermanisë, të Italisë, Japonisë dhe Rusisë. Është paralajmëruar se njëra nga temat që do të diskutohet në këtë samit është edhe statusi i Kosovës. Samiti i tetë vendeve më të industrializuara të botës është pritur me demonstrata. Policia ka përdorë gaz lotësjellës dhe topa uji ndaj protestuesve të globalizimit, që gjuanin me gurë.
XS
SM
MD
LG