Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha sot se Rusia "mbetet fuqimisht" solidare me Serbinë lidhur me Kosovën. Këto komente zoti Lavrov i bëri në Moskë pas takimit me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq. Rusia e kundërshton fuqishëm planin e Kombeve të Bashkuara që parasheh pavarësi të mbikëqyrur ndërkombëtarisht për Kosovën dhe kërkon vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës. Zoti Lavrov ka thënë se më 8 qershor në Petersburg, presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin do të takohet me kryeministrin e Serbisë, Vojisllav Koshtunica.
XS
SM
MD
LG