Ndërlidhjet

UASHINGHTON


Kandidatët e Partisë Republikane për nominim presidencial në Shtetet e Bashkuara, kanë kritikuar menaxhimin e Luftës në Irak nga ana e presidentit George Bush, por kanë refuzuar çfarëdo tërheqje të shpejtë të trupave amerikane nga Iraku. Ish prefekti i qytetit të Nju Jorkut, Rudolph Giuliani dhe senatori John McCain, që ishin në krye të listës së kanidatëve republikanë në hulumtimet e opinionit, u pajtuan se dështimi në Irak do ta këcënonte sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Në këtë kuadër, zoti senatori McCain tha:
- Jam i bindur se nëse ne dështojmë dhe ne duhet të tërhiqemi atëherë terroristët do të na ndjekin në shtëpi. Iraku do të ishte bazë për Al-Qaedën dhe ne do të ballafaqoheshim me sfida dhe me sakrifica edhe më të mëdha.
Shumica e 10 kandidatëve, që mbrëmë vonë morën pjesë në debatin në shtetin Nju Hempshir, thanë se duhet më tepër kohë që strategjia e presidentit Bush, për dërgimin e më tepër ushtarëve në Irak, të ketë sukses.
XS
SM
MD
LG