Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Prsidenti i Francës Nikolas Sarkozy i bëri thirrje Rusisë që të jetë më e hapur ndaj kritikave, ndërsa Shteteve të Bashkuara u kërkoi të ndërmarrin më shumë aksione për ndryshimet klimatike.
Në intervistën e parë që nga marrja e postit, Sarkozy i tha gazetës Le Figaro se retorika e presidentit rus Vladimir Putin kundër mburojës raketore amerikane nuk duhet të shihet si "jomiqësore", ashtu siç nuk duhet të shihen të atilla as kritikat e presidentit George Bush për gjendjen në Rusi.
Sarkozy gjithashtu e rikonfirmoi përkushtimin e tij për ta kapërcyer krizën rreth projekt kushtetutës evropiane, e cila u refuzua nga votuesit francezë dhe holandezë.
XS
SM
MD
LG