Ndërlidhjet

HEILIGENDAM


Liderët e Grupit G 8, sot do të fillojnë të diskutojnë për çështjen e Kosovës. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se statusi i Kosovës është pjesë e agjendës. Sipas saj, qëndrimet janë të ndryshme dhe nuk mund të pritet që dallimet të zhduken shpejtë.Kosova është një ndër temat e diskutimit në takimin e sotëm të presidentit amerikan George Bush dhe kryeministrit britanik Tony Blair. Ndryshe njoftohet se liderët e G8 janë dakorduar për zvogëlimin e lëshimit të dioksidit të karbonit në ajër.
XS
SM
MD
LG