Ndërlidhjet

HEILIGENDAM


Presidenti George Bush tha se Rusia nuk paraqet kërcënim për Evropën, dhe shfaqi shpresën që të zbuten shqetësimet ruse lidhur me planet amerikane për mburojën anti-raketore në Evropën Qendrore.
"Rusia nuk është kërcënim. Ata nuk janë kërcënim ushtarak. Ata nuk janë diçka për të cilën ne do të duhej të shqetësohemi tepër. Ajo që do duhej të bëjmë, është që t'i gjejmë mënyrat për të punuar së bashku", tha presidenti amerikan.
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha gjatë fundjavës se Rusia do vazhdojë të mbajë në shënjestër Evropën nëse Uashingtoni i çon përpara planet për mburojën e planifikuar në Çeki dhe Poloni.
Megjithate, para fillimit të samitit G 8, Bush u tha gazetarëve se "Rusia nuk do ta sulmojë Evropën".
Dy liderët takohen sot pasdite, ndërsa ndër temat që do t'i diskutojnë pritet të jetë dhe çështja e Kosovës.
XS
SM
MD
LG