Ndërlidhjet

HEILIGENDAM


Grupi i vendeve të G8 ka thënë se gjatë samitit të mbajtur në Gjermani nuk është arritur të gjendet një pozicion i përbashkët për statusin e Kosovës, duke shtuar se " ekzistojnë pikëpamje të ndryshme për substancën dhe mënyrën e ecjes përpara". Më herët gjatë ditës Presidenti i Francës, Nicholas Sarkozy tha se liderët e G 8 nuk janë dakorduar rreth propozimit francez për një kompromis lidhur me të ardhmen e Kosovës."Për momentin ende nuk është arritur përparimi i domosdoshëm", u tha Sarkozy gazetarëve pas takimit me presidentin e SHBA, George Bush.Sarkozy tha se këshilltarët e shefave të shteteve G 8 dhe drejtorët e ministrive të jashtme, mbrëmë deri vonë kanë diskutuar për Kosovën, por nuk kanë bërë ndonjë progres. Ai gjithashtu tha se Rusia mbrëmë nuk është dakorduar me propozimin. Sarkozy dje tha se u pat propozuar vendeve të G 8 edhe 6 muaj tjerë për të shqyrtuar statusin e Kosovës. "Propozimi im është që më së pari presidenti rus Vladimir Putin do të duhej të pranonte se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme", tha Sarkozy.Ndërkohë ka shtuar ai, "pas gjashtë muajsh ose Prishtina dhe Beogradi do të kenë gjetur një zgjidhje më të mirë, ose do të duhej të zbatohej ajo që është propozuar nga Ahtisaari".
XS
SM
MD
LG