Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap De Hop Shefer është shprehur me kujdes për propozimin e Rusisë që sistemi mbrojtës raketor i SHBA-ve të vendoset në Azerbajxhan."Është pak herët të gjykohet për faktin nëse radarët në Azerbajgjan mund ti përgjigjen rrezikut. Mendoj se Azerbaxhani është paksa afër "shteteve të papërgjegjshme" për të cilat po diskutohet" ka thënë sekretari i NATO-s Shefer.
Shtetet e Bashkuara kanë propozuar dislokimin e sistemit mbrojtës raketor në Çeki dhe Poloni, për tu mbrojtur nga kërncënimet e Iranit dhe Koresë Veriore. Moska ka kundërshtuar planin duke thënë se paraqet kërncënim për Rusinë.

PARIS


Hutuesit e Këshillit të Evropës ka thënë se NATO dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje sekrete në vitin 2001 që CIA të udhëheq burgjet sekrete për të dyshuarit për terrorizëm në Evropë.
Raport i paraqitur nga senatori zviceran Dick Marty gjithashtu ka akuzuar Italinë dhe Gjermaninë për pengesat gjatë hetimit. Komisioni Evropian ka thënë se BE është mjaft e shqetësuar për raportin.
XS
SM
MD
LG