Ndërlidhjet

ROMË


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush u takua dhe bisedoi në Romë me Papa Benediktin XVI.
Selia e Shenjtë tha se Papa i ka thënë Bushit se do të dëshironte të shohë zgjidhje të "negociuar dhe rajonale" për konfliktet në Lindjen e Mesme.
Ndërkaq, zëdhënësja Shtëpisë së Bardhë Dana Perino tha se Bush dhe Papa kanë biseduar për Afganistanin, Kosovën dhe Libanin, por shumë pak për Irakun.
Presidenti Bush gjithashtu i ka premtuar papës se do të bëjë më shumë që Kongresi t'i dyfishojë fondet për luftimin e sëmundjes së AIDS-it në Afrikë.
Gjatë vizitës njëditëshe në Itali, presidenti Bush do të takohet edhe me kryeministrin Romano Prodi.
Prodi është drejtues i koalicionit të majtë qeveritar ku përfshihen edhe komunistët, i cili i tërhoqi trupat italiane nga Iraku në vitin 2006.
Aktivitetetet e presidentit Bush në Romë zhvillohen nën masa të rrepta sigurie. Në qendër të qytetit mijëra policë kujdesen për rendin dhe mbarëvajtjen e protestave të grupeve anti-globaliste dhe majtiste.
XS
SM
MD
LG