Ndërlidhjet

MOSKË


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica do të bisedojë sot në Shën Petersburg me presidentin rus Vladimir Putin, ku temë kryesore do të jetë Kosova.
Para takimit me presidentin rus, Koshtunica tha se Serbia insiston fuqishëm se për Kosovën të gjindet zgjidhje, e cila nuk do t'i vë në pyetje parimet e së drejtës ndërkombëtare, ndërsa do t'i ketë parasysh interesat e shumicës shqiptare në Kosovë, por dhe tërësinë territoriale të Serbisë.
"Veçanërisht duhet të theksoj se vetëm falë qëndrimit parimor të Rusisë, është penguar qëllimi i Këshillit të Sigurimit për të votuar rezolutën, e cila drejtpërdrejt do të minonte Kartën e Kombeve të Bashkuara", tha Koshtunica.
Para nisjes nga Beogradi, Koshtunica tha se "ky është një moment i së vërtetës në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës".
XS
SM
MD
LG