Ndërlidhjet

SHËN PETERSBURG


Trashëgimtari i mundshëm i presidentit rus Vladimir Putin tha se vendi i tij do të jetë një nga 5 fuqitë ekonomike botërore deri në vitin 2020. Në hapje të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, zv. kryeministri Sergei Ivanov tha se Rusia synon të shndërrohet në gjigant të teknologjisë së lartë dhe industrisë.
Mbi 6.000 politikanë dhe menaxherë të biznesit nga mbarë bota marrin pjesë në forumin e sivjemë. Pritet që gjatë takimit, grupet opozitare të prira nga Gari Kasparov të zhvillojnë protesta kundër politikës së Putinit.
Zyrtarë perëndimorë thonë se Rusia mund të humbasë investimet e jashtme nëse ngec në planin e reformave ekonomike.
XS
SM
MD
LG