Ndërlidhjet

logo-print

GEORGE BUSH: KOHA PËR KOSOVËN KA MBARUAR


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se më nuk duhet humbur kohë, sepse tash është koha që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të veprojë lidhur me planin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.
"Kjo duhet tash të ndodhë. Tash është koha për të ecur përpara me planin e Ahtisaarit", tha presidenti Bush në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian Romano Prodi.
Presidenti amerikan tha se duhet të ketë një afat për të vepruar, pas një varg shtyrjesh nga ata të cilët kërkojnë më shumë kohë për të punuar mbi rezolutën e Këshillit të Sigurimit.
"Pikëpamja jonë është se kjo kohë tash ka mbaruar", tha Bush.
Presidenti amerikan tha se në samitin e G 8-ës, me presidentin e Rusisë Vladimir Putin kishte diskutuar gjatë mbi çështjen e Kosovës, të cilit i kishte thënë se "tash është koha që kjo çështje të ecë përpara".
Bush gjithashtu tha se çështjen e Kosovës e kishte diskutuar edhe me kryeministrin Prodi, me të cilin ishte dakorduar se nevoitet të sigurohet që serbëve t'u ofrohet mundësia që të shkojnë përpara, siç është psh. anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Presidenti Bush tha se këtë nuk e ka komentuar.
"Por me serbët mund të flas për zhvillimin ekonomik dhe për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara", tha presidenti Bush.
Çështja e Kosovës gjithashtu ka qenë temë diskutimi në takimin e presidentit amerikan George Bush dhe presidentit italian Giorgio Napolitano.
"Ata biseduan për Kosovën dhe për rëndësinë që të vazhdojnë diskutimet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ecur përpara me planin e Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino. Ajo tha se çështja e Kosovës gjithashtu ka qenë temë diskutimi edhe në takimin e presidentit Bush me Papa Benediktin XVI.
Selia e Shenjtë tha se Papa i ka thënë Bushit se do të dëshironte të shohë zgjidhje të "negociuar dhe rajonale" për konfliktet në Lindjen e Mesme.
Presidenti Bush gjithashtu i ka premtuar papës se do të bëjë më shumë që Kongresi t'i dyfishojë fondet për luftimin e sëmundjes së AIDS-it në Afrikë.
Gjatë kohës së vizitës në Romë, dhjetëra mijëra aktivistë anti-globalistë dhe kundërshtarë të luftës në Irak protestuan në rrugët e kryeqytetit kundër vizitës së presidentit Bush.
XS
SM
MD
LG