Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica e ka ripërsëritur kundërshtimin e tij për pavarësinë e Kosovës edhe në takimin e sotëm me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.
"Asnjë vend nuk duhet të ndëshkohet dhe poshtërohet duke i hequr një pjesë të territorit ", tha Koshtunica.
Ai tha se Serbia insiston të gjindet zgjidhje, e cila nuk do t'i vë në pyetje parimet e së drejtës ndërkombëtare, dhe do t'i ketë parasysh interesat e shumicës shqiptare në Kosovë, por dhe tërësinë territoriale të Serbisë.
Koshtunica gjithashtu ka falënderuar Rusinë për kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
"Veçanërisht duhet të theksoj se vetëm falë qëndrimit parimor të Rusisë, është penguar qëllimi i Këshillit të Sigurimit për të votuar rezolutën, e cila drejtpërdrejt do të minonte Kartën e Kombeve të Bashkuara", tha Koshtunica.
XS
SM
MD
LG