Ndërlidhjet

UASHINGTON


Qëndrimet e ndryshme rreth Irakut e kanë shtyrë Departamentin e Mbrojtjes që të ndërrojë ushtarakun më të lartë amerikan. Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates tha se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Peter Pace, do të japë dorëheqje nga posti kur t'i përfundojë mandati në shtator.
Gates tha se ndasitë në Kongresin amerikan lidhur me Irakun, do t'ia vështirësonin gjeneralit Pace që edhe një herë të konfirmohet në këtë detyrë.
Në vend të gjeneralit Pace, Gates e ka rekomanduar admiralin Mike Mullen.
XS
SM
MD
LG