Ndërlidhjet

SHËN PETERSBURG


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, duke folur në forumin ekonomik në Shën Petersburg ka ripërsëritur qëndrimin rus për statusin e Kosovës. "Unë nuk kam dyshim se keni vëmendjen të pozicioni i diskutimit tonë për principet fundamentale të ligjeve ndërkombëtare. Ju e dini se ne gjithmon nisemi prej parimit të integritetit territorial. Fatkeqësisht tash ekzistojnë përpjekje për të dëmtuar këto principe. Dhe kjo natyrisht krijon probleme për ne në gjithë pjesën e ish Bashkimit Sovjetik" tha Putin. Edhe kryeministri serb, Vojislav Koshtunica i cili morri pjesë në forum, shprehu kundërshtimin për pavarësinë e Kosovës. "Serbia në mënyrë të plotë dhe përfundimisht e kundërshton planin e Ahtisarit, sepse ai shkeput 15 përqind të territorit tonë" tha Koshtunica.
XS
SM
MD
LG