Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Serbët kurrë nuk do t'ua falin Shteteve të Bashkuara nëse ato i japin Kosovës pavarësinë, tha kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica.
Duke reaguar ashpër ndaj premtimit të presidentit George Bush se Kosova së shpejti do të bëhet e pavarur, Koshtunica tha se "Shtetet e Bashkuara e kanë të drejtën të mbështesin shtete dhe popuj të caktuar, por jo duke u dhuruar diçka që nuk është pronë e tyre".
"Amerika duhet të gjejë mënyra tjera për t'i kënaqur prirjet e veta dhe dashurinë ndaj shqiptarëve, në vend që t'i dhurojë me territore serbe", tha Koshtunica.
Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq tha se Serbia nuk mund të heqë dorë nga Kosova, ashtu siç nuk mund të heqë dorë nga e ardhmja evropiane.
dërkaq ministri për Kosovën në qeverinë serbe Sllobodan Samarxhiq tha se "nëse Amerika është aq shumë e interesuar që shqiptarët të jetojnë në territor të pavarur, atëherë le t'u japë një territor në vendin e vet, ku ata do të ishin të pavarur".
XS
SM
MD
LG