Së paku 15 veta janë vrarë në konfliktet e fundit ndërmjet fraksioneve palestineze në Rrypin e Gazës. Luftimet e fundit ndërmjet pjesëtarëve të Hamasit dhe Fatahut janë zhvilluar në brendi të spitalit në Beit Hanun. Hamasi dhe Fatahu janë përfshirë në konflikte të përgjkashme nga viti 2006 kur Hamasi në zgjedhjet parlamentare mundi Fatahun.