Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit, me përjashtim të Rusisë, e kanë konfirmuar mbrëmë dëshirën që të "arrihet deri tek rezoluta" e Kombeve të Bashkuara, me të cilën do të konfirmohej plani i Martti Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës, njoftoi ministria e Jashtme e Francës pas përfundimit të takimit në Paris.
Përfaqësuesit e Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, e kanë "konfirmuar dëshirën e tyre që pa asnjë shtyrje të vazhdojnë bisedimet në Këshillin e Sigurimit, për t'u arritur te rezoluta, e cila do ta mundësonte zbatimin e
propozimit të Ahtisaarit"
Në takim u "konfirmua mbështetja ndaj propozimeve të Ahtisaarit, që paraqesin zgjidhjen e vetme, e cila Kosovës mund t'i sigurojë stabilitetin dhe qartësinë tejet të nevojshme për të ardhmen".
Para takimit të Grupit të Kontaktit, nënsekretari i Shtetit amerikan Nicholas Burns ripërsëriti se plani i Ahtisaarit është "rruga e vetme" dhe shtoi se "nuk ka kthim prapa".
XS
SM
MD
LG