Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët irakianë thanë se janë dëmtuar dy minaret nga shpërthimi në xhaminë shiite al-Askari në Samarra. Tempulli që njihet si Xhamia e Artë, dhe ku ndodhen varret e dy imamëve, është vend i njohur pelegrinazhi. Në shkurt 2006, nga shpërthimi i një bombe u dëmtua kupola e xhamisë në fjalë, gjë që nxiti një valë të dhunës sektare në mbarë Irakun.
Në incidente tjera, kryengritësit kanë hedhur në erë një urë që lidh qytetet Tikrit dhe Kirkuk.
XS
SM
MD
LG