Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s dhe Rusisë po diskutojnë misionet në Kosovë e Afganistan si dhe planet amerikane për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropën Lindore.
Zyrtarët e NATO-s kanë konfirmuar se Aleanca do mbetet në Kosovë pavarësisht rezultateve rreth statusit.
"Mbetemi të gatshëm të luajmë rolin tonë në zbatimin e vendimit për statusin e Kosovës, gjithmonë në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. KFOR-i është plotësisht i përgatitur të përballet me cdo sfide sigurie në Kosovë", tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, De Hoop Scheffer.
Duke folur për mbrojtjen raketore ai shtoi se Aleanca do jetë plotësisht e hapur me Rusinë dhe partnerët e tjerë rreth planeve që lidhen me mbrojtjen bërthamore. Por ai ka hedhur poshtë ofertën ruse që bazat nga Cekia dhe Polonia të vendosen në Azerbaxhian.
Ky propozim u bë nga presidenti Putin në takimin e G8-ës. Kremlini kundërshton vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në Ceki dhe Poloni.
XS
SM
MD
LG