Ndërlidhjet

BEJRUT


Sot është ditë zije kombëtare në Liban, pas vrasjes nga shpërthimi i një bombe të një parlamentari të njohur si antisirian.
Valid Eido është ligjvënësi i tretë që i përket bllokut antisirian në parlament, që vritet nga sulmet me bomba që nga viti 2005.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Shon MekKormak duke komentuar këto zhvillime tha:
"Ky akt dhune është e qartë se synon të zhvlerësojë vendosmërinë e popullit libanez dhe proceseve demokratike që synojnë ndërtimin e një vendi më të zhvilluar, më të qëndrueshëm, që synon një Liban pa ndikime të huaja", tha MekKormak.
XS
SM
MD
LG