Ndërlidhjet

logo-print

JENSEN:"TENSIONE PO, LUFTË E FTOHTË JO"


Donald JENSEN, Drejtor në Radio Evropë e Lirë dhe ekspert për ABM

RADIO EVROPA E LIRË
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia gjatë dy javëve të fundit kanë polemizuar rreth sistemit anti – raketor që do të vendosej në Evropën Qendrore. Putini i ka propozuar presidentit Bush bashkëpunim në këtë projekt që sipas tij do të vendosej në Azerbejxhan. Cili është synimi i propozimit të Putinit?

DONALD JENSEN
Mendoj se Putini dhe Rusia bëjnë disa kalkulime, por asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me çështjet e sigurisë. Rusët janë të vetëdijshëm se Putini është duke përdorur retorikë të ashpër javëve të fundit, por me te Rusia nuk ka fituar asgjë, sepse pavarësisht që popullata në Evropën Qendrore në shumicë është kundër sistemit anti – raketor, fjalimet e Putinit nuk e kanë entuziazmuar. Propozimi që sistemi anti – raketor të vendoset në Azerbejxhan është tentim i "blerjes së kohës" dhe tentim për të vazhduar bisedimet. Por, në fund sistemi raketor siç është i projektuar tash nuk do të kaloi dhe do të duhen bisedime shtesë për të inkorporuar edhe sistemet tjera anti raketore që i kanë planifikuar Shtetet e Bashkuara.

RADIO EVROPA E LIRË
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs ka shafqur dyshime në mundësinë e funksionimit të sistemit në Azerbejxhan nga Putini, ndërsa presidenti Bush duket të ketë mbetur i zotuar për planin origjinal. Cila është esenca e planit origjinal?

DONLAD JENSEN
Plani origjinal do të thotë ngritja e radarëve në Çeki dhe e raketave në Poloni. Dyshimi që e ka shfaqur Kondoliza Rajs dëshmon për befasinë që Putin i ka bërë administratës amerikane me propozimin për sistemin e vendosur në Azerbejxhan. Ndërkohë, Putin ka thënë se sistemet mund të vendosen edhe në disa vende tjera të Mesdheut. Esenca e propozimeve të Putinit është shpërqendrimi i vëmendjes nga vendosja e sistemit në Çeki dhe Poloni dhe vazhdimi i bisedimeve rreth kësaj çështje. Gjithsesi që do të ketë bisedime të gjata, sepse propozimi për vendosjen e sistemit në Azerbejxhan nuk është diç që teknikisht mund të funksionoi pa shumë ndryshime dhe mjete të shpenzuara në te.

RADIO EVROPA E LIRË
Presidenti Putin është kërcnuar se do të drejtoi armët bërthamore nga Evropa nëse plani aktual ecën përpara. Çfarë do të thotë kjo?

DONALD JENSEN
Kjo do të thotë se sistemi raketor rus, që esencialisht është ndërkontinental dhe i drejtuar nga teritori i Shteteve të Bashkuara, bashk me kokat bërthamore tash mund të drejtohet nga Evropa perendimore. Kemi të bëjmë me ngritje të tensioneve që ndërlidhen me kontrrollin e armatimeve, sepse rusët kërcnojnë se do të tërheqen nga disa marrëveshje të mëparshme dhe çdo gjë sërish do të vihet në tavolinën e bisedimeve. Por, është humbje e rusëve vetë fakti që flasin për mundësinë e goditjes së Evropës perendimore, sepse kjo zemron popullatën evro – perendimore, dhe së dyti, Rusia ende nuk ka kapacitete për të goditur Shtetet e Bashkuara dhe Evropën perendimore. Rrjedhimisht gjithë këtë e konsideroj retorikë alarmuese dhe jo më tepër.

RADIO EVROPA E LIRË
Duke pasur gjithë këtë parasysh disa analistë flasin për mundësinë e një Lufte të re të ftohtë. Kemi të bëjmë me ekzagjërim apo diç që vërtetë mund të ndodhë?

DONALD JENSEN
Pavarësisht që mund të jetë alarmuese, megjithate kemi të bëjmë me një ekzagjërim. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia bashkëpunojnë në shumë plane që kanë të bëjnë me sigurinë, terorizmin dhe çështje tjera dhe kjo ka vazhduar pavarësisht që rusët po tentojnë të bëjnë lojë rreth sistemit anti – raketor. Pra kemi të bëjmë me ekzagjërim, ndonëse ka shenja alarmuese të tensionimeve në raportet e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe Bashkimit Evropian e Rusisë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG