Ndërlidhjet

KOSOVA DUHET TË JETË E PAVARUR


International Herald Tribune

Kosova është rikthyer në kryetitujt e zhvillimeve ndërkombëtare. Presidenti Bush tha se Kosova duhet të bëhet e pavarur shpejt. Presidenti rus Putin kundërshton pavarësinë, duke kërkuar më shumë bisedime. Homologu i tyre francez, Sarkozy ka propozuar të ecet përpara, por me një shtyrje 6 mujore.
Në fakt kjo është një melodi e njohur. Shumica prej nesh tetë vjetë më parë kemi qenë ministra të jashtëm të vendeve tona dhe nisëm procesin ndërkombëtar, i cili do të vendoste se kush do ta qeveriste Kosovën.
Ne besojmë se pavarësia e Kosovës është opcioni i vetëm i qëndrueshëm për Kosovën, duke qenë nën mbikqyrje të rreptë ndërkombëtare. Pas 14 muajsh bisedime dhe propozimit të presidentit Ahtisari, që aktualisht është para Këshillit të Sigurimit ne mendojmë se është koha të veprohet.
Tensionet kanë gjasa të rriten, derisa është e sigurt se ato nuk do të ulen. Për më tepër pa një zgjidhje për statusin përfundimtar të Kosovës e ardhmja e Serbisë dhe Kosovës mbeten të pasigurta.
Ka nga ata që thonë se Rusia parapëlqen këtë situatë të paqartë sesa gjendjen tjetër ku Serbia dhe Kosova do t'i bashkangjiteshin Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Serbët dhe kosovarët meritojnë të jenë në Bashkimin Evropian, derisa Kosova nuk mund të zhvillohet derisa gjërat mbeten sic janë. Kosova deri tani nuk ka pasur qasje tek institucionet financiare ndërkombëtare, nuk ka mundur të jetë plotësisht e integruar në mesIn e ekonomive rajonale apo të tërheqë kapitalin e nevojshëm politik aq të domosdoshëm për të adresuar problemet shumë të përhapura të varfërisë dhe papunësisë.
Rusia është ankuar që nuk ka qenë e përfshirë në bisedimet e fundit të Grupit të Kontaktit në Paris. Rusia duhet të marrë pjesë, por në mënyrë konstruktive dhe jo të bllokojë procesin.
Ajo cfarë mund të jetë e nevojshme është një formulim i zjgidhjes që i lejon Rusisë të mos pengojë procesin pa iu dashur të prishet hapur me Serbinë. Rusia mund t'i sigurojë serbët se Kosova është një situatë unike pa precedent për rajonet e tjera. Nga ana tjetër plani i Ahtisaarit ka disa avantazhe, ku vecohen të drejtat e pakicave dhe asaj serbe në vecanti që do jetë në gjendje të qeverisë punët e saj brenda një Kosove demokratike.
Kosova është situatë unike që kërkon një zgjidhje kreative. Ne e dimë se vendimet për Kosovën janë të vështira. Disa nga ne e nisën këtë punë 8 vjet më parë, derisa bashkësia ndërkombëtare përballet me cështjen më të vështirë. Megjithatë vendimi është i nevojshëm dhe njëherësh rezultat i një bashkëpunimi 8-vjecar të bashkësisë ndërkombëtare.
Serbia nga ana tjetër duhet ta pranojë stabilitetin që krijon plani i Ahtisarit që i lejon asaj të përdorë burimet që ka për t'u kthyer në lojtar kyc rajonal.
Qëllimi ynë është një Evropë e tërë dhe e lirë, ku popujt e Ballkanit Perëndimor janë plotësisht të përfshirë si vende anëtare të Unionit. Përfitimet nga një veprimn i përbashkët i BE-së, OKB-së dhe NATO-s në Kosovë janë të jashtëzakonshme. Në këtë kuptim Rusia dhe vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit duhet të përmbushin premtimin që Këshilli bëri në '99 për të përfunduar procesin e vetqeverisjes së Kosovës. Alternativa të tjera të qëndrueshme nuk ekzistojnë.

Madeleine Albright, SHBA
Lloyd Axworthy, Kanada
Jan Eliasson, Suedi
Gareth Evans, Australi
Joschka Fischer, Gjermani
Bronislaë Geremek, Poloni
Niels Helveg Petersen, Danimarkë
Lydie Polfer, Luksemburg
Jozias van Artsen, Hollandë
Hubert Vedrine, Francë

XS
SM
MD
LG