Ndërlidhjet

MOORE:"KOSOVA NDËRMJET SHANTAZHIT RUSË DHE ARROGANCËS EVROPIANE"


Patrik MOORE, analist i Radios Evropa e Lirë

RADIO EVROPA E LIRË
Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se ka qenë e përjashtuar nga bisedimet e Grupit të Kontaktit për Kosovën. Ajo pohon se kjo është dëshmi se janë në përgatitje e sipër skenarët për njohjen unilaterale të pavarësisë së Kosovës. Ndërkaq Sergei Lavrov ka thënë se zgjidhja e statusit të Kosovës pa miratimin e të dyja palëve mund të jetë e rrezikshme për Ballkanin dhe Evropën. Si i komentoni këto prononcime?

PATRICK MOORE
Sergei Lavrov dhe zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Kaminin e dijnë shumë mirë se vendet e Quintit, me përjashtim të Rusisë, janë duke u përgatitur për opcionet tjera nëse Rusia vë veto në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk është diç e re. Lavrov po synon të frikësoj partnerët e jashtëm me qëllim të evitimit të skenarëve alternativë në rast të vetos ruse. Por, të gjithë e dijnë se këta skenarë janë diskutuar dhe do të vazhdojn të diskutohen. Logjikën e frikësimit të të tjerëve ai e ka mësuar në Akademitë e ish Bashkimit Sovjetik.

RADIO EVROPA E LIRË
Një analistë amerikanë që njeh mirë situatën në Kosovë dhe Ballkan ka pohuar se Rusia është shumë më serioze në kundërshtimin e pakos së Ahtisarit sa sa që ka mundur të paramendohet. Çfarë qëndron pas këtij qëndrimi rus?

PATRICK MOORE
Nuk mendoj se atyre u intereson shumë Kosova. Atyre u është dhënë një rast i shkëlqyeshëm që përmes Kosovës të bëjnë kapital politikë pa u kushtuar asgjë. Shi për këtë retorika e tyre është e ashpër. Dhe çfarë duan ata? Duan të frikësojnë dhe përçajnë Perendimin. Ata dërgojnë mesazhe se janë fuqi botërore dhe dëshirojnë të shfrytëzojnë pavarësinë e Kosovës si precedent në ish republikat sovjetike. Ata janë duke shfrytëzuar këto avantazhe pa pasur nevojë të paguajnë çmimin për to, sepse Kosova nuk është afër teritorit të tyre dhe nuk është një çështje me ndikim në politikën dhe shoqërinë ruse.

RADIO EVROPA E LIRË
Thatë se përmes Kosovës, Rusia dëshiron përçarje të Shteteve të Bashkuara me Bashkimin Evropian. A mendoni se evropianët do të jenë në gjendje të tejkalojnë këtë skenarë?

PATRICK MOORE
Nuk jam i sigurtë. Kam një përvojë shumë të keqe nga një konferencë e kësaj jave në Romë, ku debatuan ekspertë italianë dhe amerikanë, me prani të zyrtarëve shumë të lartë të Italisë. Mentaliteti i ekspertëve italianë më ka frikësuar, sepse ata kërkojnë më shumë kohë për bisedime, ndonëse ata nuk e shpjeguan se çfarë presin nga vazhdimi i bisedimeve. Njëri sdhkoi aq largë sa tha se kosovarët nuk kanë të drejtën e e vetvendosjes. Shumë prej tyre folën me mentalitetin e Bashkimit Evropian duke përmendur ligje e të ngjashme, por pa ofruar asnjë zgjidhje për Kosovën. Mjerisht ata nuk e thanë se edhe kosovarët janë evropianë me të gjitha të drejtat. Këta italianë thuase harruan se askush nuk i ka autorizuar të flasin në emër të kosovarëve. Rrjedhimisht sërish kam dilema me Bashkimin Evropian dhe kulturën e tyre politike. Zatën ish kryeminitrja e Britanisë së Madhe Margaret Thaçer kohë më parë kishte thënë se Bashkimi Evropian është një utopi e formësuar nga intelektualët dhe si të gjitha utopitë edhe ajo heret a vonë do të ndeshet me realitetin. Kjo kulturë politike dhe arrogante që e pashë në Romë vetëm gjenë pretekste për të mos bërë asgjë. Këtë e kemi parë edhe më heret në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë në vitet e 90-ta. Në të gjitha këto raste Bashkimi Evropian ka qenë i paralizuar dhe rrjedhimisht kanë qenë Shtetet e Bashkuara që është dashur të marrin rolin prijës.

Intervistoi: Melazim KOCI
XS
SM
MD
LG