Ndërlidhjet

HAGË


Autoritetet në Mal të Zi e kanë arrestuar Vlastimir Gjorgjeviq, ish zyrtar i lartë i Serbisë, i akuzuar se ka urdhëruar vrasjen dhe persekutimin e shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Gjorgjeviq ishte ish ndihmës ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe shef i sigurimit në periudhën 1997-2001. Ai u arrestua në Budva nga policia e Malit të Zi, dhe do të ekstradohet në Tribunalin për Krime të Luftës në ish Jugosllavinë.
Zëdhënësi i Tribunalit të Hagës tha se Gjorgjeviq do të ekstradohet menjëherë.
XS
SM
MD
LG